Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Kënga e Drake me simbolet kuqezi, ja lidhja e reperit me Shqipërinë. Nga Mariana te politika

09:12 / November 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 3d8dd39e5d58cb3e37c3bc53a2985c17
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të mërkurën, një ditë pas 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, artisti botëror, Drake publikoi videoklipin e këngës “Polar Opposites”, kënga përmbyllëse e albumit të tij të fundit, “For All the Dogs”. Videoklipi i këngës përmban referenca për kulturën shqiptare. Në fillim shfaqet titulli i këngës, shoqëruar me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Më pas, Drake luan poker dhe biladro me një grup miqsh, të cilët janë të veshur të gjithë, bashkë me Drake, me xhaketa të stilit bomber, ku në shpinë shfaqet sërish shqiponja e zezë dykrenare.

785 0 65683b0e3302e

Në “Polar Opposites”, Drake i këndon një vajze që e ka bllokuar nga të gjitha platformat. Me gjasë, Mariana është shqiptare nga Kosova, pasi në një moment të këngës, ai thotë: “Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë/ Thjesht di që tensioni po rritet”. Kjo mund të jetë një referencë për tensionet në veri të Kosovës me palën serbe. Drake, mesa duket, jo vetëm vlerëson kulturën shqiptare, por njëkohësisht është edhe i informuar për tensionet gjeo-politike. Videoja mbyllet me një shqiponjë që fluturon sipër detit.

785 0 65683b0e0c85c

Për momentin e kemi paaak të paqartë lidhjen e Drake me Shqipërinë, por një arsye mund të jetë edhe fakti që një nga tekstshkruesit e albumit të tij të fundit është shqiptari Gent Memishi. Përmes tij, reperi mund të ketë rënë në kontakt me kulturën shqiptare dhe i është dukur ide e mirë për ta bërë pjesë të “For All the Dogs”. Dhe/ose Mariana, një vajzë nga Prishtina, i ka thyer zemrën.

Drake Gent Memishi Mariana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.