Kënga e re e Tayna-s “Si ai” është fshirë sërish nga të gjitha platformat, edhe pse ish-menaxheri i saj, Rinor Hykolli, tha se do t’ia rikthente sepse “ishte burrë”. Përmes një postimi në Instastory, Tayna bëri një reagim.
“Kënga është fshirë nga të gjitha platformat nga dikush që pretendonte se ishte burrë. Unë dhe gjithë ai ekip i madh që ka punuar kemi harxhuar shumë kohë dhe energji për ta perfeksionuar deri në detaje, që kushdo që kalon kohë të vështira, ta gjejë veten dhe t’i japë forcë, qofshin poezia me këngë, qoftë videoklipi. Plus, nga ai projekt nuk është marrë asnjë cent. E këtë, e kam bërë veç për ju, publikun tim që më shkruanit çdo ditë për t’u rikthyer”.
