Pas tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit, Ardit Gjebrea, njoftoi se finalja e festivalit “Kënga Magjike” e programuar për datat 4-5 dhe 7 dhjetor, do të shtyhej.
Por pasi ka qëndruar në një prej zonave më të prekura nga tërmeti, në Thumanë, Arditi ka bërë një njoftim ku tregon gjestin e tij human.
Fitimet nga shitja e biletave të tre netëve të festivalit do të shkojnë të gjitha për ndërtimin e një shtëpie të shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm.
“Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë.
Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut!
Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e Këngës Magjike që janë bashkuar në këtë kauzë.
Të gjithë bashkë mundemi dhe ndërtojmë shtëpi.”, shkruan Arditi në njoftimin e tij.