Njeriu quhet i famshëm kur është i njohur gjerësisht, ka reputacion të gjerë social, famë që nis nga ajo lokale apo kombëtare, deri në ndërkombëtare. Këtë të fundit e di mësemiri edhe vetë këngëtari Ed Sheeran, i cili nuk po e përjeton edhe në mënyren e duhur këtë famë që ka fituar vitet e fundit.
Përveç pasojave pozitive që ka fama, bashkë më të vijnë edhe ato negative me të cilat duhet të fillosh të bashkëjetosh, si në rastin e Ed Sheeran, i cili në një intervistë për “The Sun” shprehet se fama po e bën të ndihet si kafshë.
“Unë e kam ngushtuar rrethin tim miqësor në 4 persona, pasi e kam shumë të vështirë t’u besoj njerëzve në këtë situatë ku jetoj. Më duket vetja si kafshët. Nëse ha në restorant duhet patjetër të marr një dhomë private, përndryshe njerëzit do më filmojnë teksa ha dhe është shumë gjë e shëmtuar. Fama më shkakton ankth”, ka rrëfyer këngëtari.
Bezditë, sulmet, përgjimi i intimitetit, miqt për interes, ndërhyrja në jetën personale duket se janë pjesë të pandashme të famës dhe këngëtari duhet të bashkëjetojë me to.