Jo se e ndëshkojmë për këtë, madje Renis Gjokës qenka për t’i dhënë dorën si, në epokën e internetit, ka vendosur ta shijojë vetëm për veten e vet emocionin më të bukur të jetës: është bërë baba!
Këngëtari postoi sot në Instagram një foto ku, mbuluar fytyrën, mban në gjoksin e tij një bebush dhe shkruan:
“Dashuria e jetës sime, Aura”.
Renis Gjoka, i cili u bë i njohur në fund të viteve ‘2000 me grupin Burn, ka qenë gjithmonë i rezervuar sa i takon jetës personale.
Vetëm vitin e kaluar, ai u fotografua me vajzën që është partnerja e tij prej kohësh, një ekonomiste me emrin Jona.