Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit si Fifi, do të jetë pjesë e spektaklit më të madh të kërcimit, Dancing With The Stars. Ajo është këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore shumë e dashur për publikun. Partneri i saj i kërcimit do të jetë balerini Graciano Tagani. Ata mezi po presin për të ndriçuar skenën e Dancing With The Stars!
Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë; politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, dhe modelja Atalanta Kërçyku, blogerja e njohur Sara Karaj, tenori Armaldo Kllogjeri, regjisorja Arnita Beqiraj dhe Juliana Nura janë konkurrentët e bërë publikë të “Dancing With the Stars”.
Ndërkohë dita-ditës organizatorët do të zbulojnë dhe të tjerë.