Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Këngëtarja e famshme shqiptare ndërpret bashkëpunimin me…

20:56 / January 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bebe.Rexha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha, nuk është më pjesë e “Warner Records”, shtëpisë diskografike me të cilën ka bashkëpunuar për mbi një dekadë.

Largimi i këngëtares shqiptaro-amerikane vjen pas një periudhe tensioni dhe mosmarrëveshjesh të përsëritura mes saj dhe kompanisë, shkruan The Sun.

Rexha, e cila arriti sukses të madh me hitin e vitit 2022 “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta, ka qenë pjesë e Warner që nga viti 2013 dhe ka publikuar tre albume me këtë shtëpi diskografike. Sidoqoftë, raportet mes palëve janë përkeqësuar vitet e fundit.

Burime nga industria muzikore kanë zbuluar se largimi është parë si një mundësi pozitive nga vetë Bebe Rexha. Ajo ishte shumë e zhgënjyer me drejtimin e karrierës së saj dhe, kur gjërat arritën në një pikë kritike, Warner sugjeroi ndërprerjen e bashkëpunimit. Rexha ka pranuar këtë vendim dhe ka shprehur dëshirën për të nisur një kapitull të ri në karrierën e saj, duke ndier se kjo nuk mund të realizohej brenda “Warner Records”.

Pas largimit, Bebe Rexha ka punësuar një ekip të ri menaxhimi për të udhëhequr fazën tjetër të karrierës së saj, ndërsa emri i saj është hequr nga faqja zyrtare e Warner dhe kompania nuk e ndjek më në “Instagram”, një veprim që këngëtarja e ka kthyer mbrapsht.

Gjatë karrierës së saj, Rexha ka pasur shumë sukses, përfshirë këngën “Meant To Be” me Florida Georgia Line, e cila ka shitur mbi dhjetë milionë kopje në SHBA dhe ka mbajtur rekord për këngën më të transmetuar të zhanrit ‘country’ në Spotify. Megjithatë, projektet e saj të fundit nuk kanë arritur të përsërisin të njëjtin sukses.

Në verën e kaluar, Bebe Rexha shprehu pakënaqësinë e saj në platformën X (ish-Twitter), ku tha: “Mund të shkatërroj një pjesë të madhe të kësaj industrie. Jam e zhgënjyer. Më kanë nënvlerësuar.” Pas këtij largimi nga “Warner Records”, ajo duket gati për të rikthyer fuqinë dhe ndikimin e saj në industrinë muzikore.

bashkepunimin Bebe Rexha nderpret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.