Nëna e këngëtares së njohur shqiptare, Arta Bajrami, është ndarë nga jeta.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë artistja, duke zgjedhur që dhimbjen e saj ta ndajë edhe me ndjekësit.
Në postimin e publikuar në “Facebook”, ajo ka bashkëngjitur edhe një foto.
“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Allahu të mëshiroftë oj Nëna ime 🤍 Varrimi do të bëhet sot në kohën e Ikindisë tek varrezat e Arbërisë në Prishtinë.”
Disa vite më parë ka humbur gjithashtu dhe babanë.