Gjendja shëndetësore e Fjolla Morinës në emisionin “Shqipëria Live”, ku në lidhje “Skype” ishte gazetarja Edona Gashi, e cila u shpreh se këngëtarja u braktis nga miqtë e saj në momentet më të vështira.
“Siç thuhet Fjolla është shtruar në spital, edhe pse kjo ka qenë një gjë e vonuar pasi është dashur që të ndodhte shumë më herët. Mirëpo këtu është ai problemi që unë e kam pikërisht me mediat, ku mediat, sidomos miqtë e saj që i ka pasur të shumtë në media nuk i kanë qëndruar në krah në asnjë moment. Jo vetëm miqtë nga media, mirëpo miqësia e madhe që Fjolla Morina njihet në Kosovë si një nga femrat e estradës që është në gjendje për shoqëri, për miqtë e saj të bëj çmos dhe e ka dëshmuar gjithmonë këtë. Ndërsa kur erdhi koha që Fjolla ishte në një gjendje shumë të rëndua psiqikisht, Fjolla nuk e pati asnjë njeri afër. Fjolla është shtuar në spital edhe pikërisht ndoshta ka qenë edhe efekti media. Qysh pas ndarjes së saj me ish-bashkëshortin Fisnikun, mediat i kanë bërë shumë trysni asaj. E ëma është distancuar për shkak të problemeve të tyre familjare, ku normalisht nuk i ka qëndruar në krah për shkak të fjalëve që ajo i ka thënë, që janë apo nuk janë të vërteta ende nuk dihen”, tha Gashi.