Sot këngëtarja dhe gazetarja Evi Reçi feston ditëlindjen. Ajo mbush 30 vjeç dhe këtë ditë e kishte planifikuar ndryshe, me festë e njerëz të zemrës pranë saj.
Por ja që koronavirusi na mbylli brenda, dhe siç thotë vetë Evi në një postim në Instagram: “Ku pyet pandemia sa vjeç bën ti”.
Evi Reçi: Sot mbush 30 vjeç dhe kam vendosur të mos rritem!
Ndërsa ka postuar një foto kur ka qenë e vogël ajo shkruan se gjithmonë do të mbetet e tillë, pavarësisht se vitet kalojnë, duke thënë se ka vendosur të mos rritet.
“Unë jam Evi, dhe sot kam vendosur të mos rritem.
Sa bukur kur bën plane për datën 30 prill dhe që do të mbushësh 30 vjeç, koincidencë e bukur apo jo?
Do e festoje me njerëzit e tu të zemrës, një festë me muzikë dhe të qeshura. Por pandemia nuk pyet sa vjeç mbush ti.
Dhe mbyll kufij dhe përqafime. Por nuk mbyll shpresën, sepse njerëzit në këtë kohë u deshën më shumë, u dashuruan më shumë, u afruan më shumë.
Ashtu siç vendosa të bëj dhe unë me veten time: ta dua veten dhe ta dashuroj (më shumë). Jeta do çmeduri, një Zot dhe dashuri.
Unë nuk do rritem kurrë, do vazhdoj të ha në mengjes cornflakes me qumësht tek tasi me micky mouse, do vazhdoj të ha vezën e çokollatës për të pare lodrën brenda, do vazhdoj të këndoj dhe të kërcej në dhomën time me kufje, këngët e viteve ‘90, do vazhdoj të strukem si bebe tek prehri i prindërve e mi që për ata jam prapë e vogël.
Do të numëroj kohën mbrapsht. Mos më gjyko, sepse kam vendosur të mos rritem”, shkruan ajo.