Këngëtarja Eneda Tarifa po e feston ditëlindjen në karantinë ndryshe nga çdo herë tjetër.
Megjithëse e izoluar kjo për këngëtaren ka qenë një ditë e bukur dhe të parët që e kanë uruar kanë qenë familjarët e saj e ndërsa ka vijuar më pas me surprizën e miqve të cilët i kanë dërguar lule në banesë.
“Për mua është një ditë e bukur. Mami në orën 12;00 më bëri një kek me arra dhe me fruta të thata si qëmoti.
Sot në mëngjes u zgjova me qindra mesazhe, të afërm, kolegë. Ka qenë një video nga miqtë një nga dhuratat më të bukura në këto ditë.
Lulet mi sollën pikërisht këta miq dhe shokë. E nxorrën nga dheu, theva rregullat dhe shkova tek shkallët, me doreza dhe maskë.
Qoftë një kujtim i largët edhe kaloftë sa më shpejt për të gjithë ne, se nuk është vetëm e jona por e gjithë botës. E kalofshim sa më bukur.
Përditshmëria është e thjeshtë, çohemi vonë. Nuk çohemi sikur vajza ka shkollë. Hamë mëngjesin, marrim detyrat online. Vajzën e kam në klasë të parë. Bëjmë ndonjë lojë, pimë kafe me prindërit”, thotë Eneda për neës 24.