Këngëtarja Gigliola Haveriku ka folur për lidhjen 6-vjeçare me ish të dashurin e saj, Amos Zaharia.
E ftuan në “S’e luan Topi”, ajo tregoi se ndarjen me Amos e përjetoi shumë keq, dhe se kaloi në një gjendje depresioni.
“Rashë avash avash një gjendje depresioni, e përjetova shumë keq. Mbaj mend që nuk ushqehesha. Unë e përjetova shumë keq, dhe kur një lidhje është mediatike është akoma më e vështirë. Atëherë me duhej edhe të buzëqeshja në ekran. Kisha gjendje ataku paniku. Familja ime ishte dakord, e prisnin një ndarje, i dhamë shanse herë pas here, por nuk funksionoi. Nuk ka qenë aspak e lehtë.”
Këngëtarja shtoi se mban marrëdhënie të mira dhe se gëzon shumë respekt për Amosin dhe familjen e tij.
“Amos ka një tip që nuk është shumë i dhënë, është natyra e tij introverte mund të them. Tashmë kemi dy vite që jemi ndarë. Patëm një marrëdhënie shumë të bukur bashkë, patëm një lidhje 6-vjeçare. Ishim karaktere shumë të ndryshme. Ne që në fillim kemi bashkëjetuar me njëri-tjetrin. Yllka Mujo ishte shoqe, vetëm vjehrrë nuk ishte për mua, ajo ishte brilante.