Pas debatit me Xhuli, Vivien Thano, ka pasur disa përplasje edhe me Mbresën brenda shëtpisë së “Big Brother VIP Kosovë”.
Këngëtarja në një moment iu drejtua Vivien se nuk do të ishte brenda Big Brother nëse nuk do të puthej në televizor. Ajo i ka kujtuar programin e dashurisë “Love Story”, në të cilin ishte pjesëmarrëse Viven, e ku mori vëmendje me puthjen që i dha konkurrentit Saimir Kasemi në takim të parë.
“Nuk kishe qenë këtu po të mos ishte puthur në televizon para të gjithëve. Të lutem. Kjo e di shumë mirë ku ka shkuar”, i tha Mbresa-Vivienit.“Nëse ke nevojë për mua do të më kesh këtu”, ka vazhduar me ironi Vivi, gjersa iu kundërpërgjigj menjëherë Mbresa.
“Nuk kam nevojë për mbështetjen tënde”, shtoi ajo.