Mariza Ikonomi ishte sot e ftuar në E Diell, iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve. Ajo rrëfeu për karrierën e saj në muzikë, që ka nisur që kur ishte fëmijë.
Më tej, ajo tregoi një situatë sa komike, aq edhe të zakonshme, për familjet shqiptare të shumë viteve më parë. Në Festivalin e 33-të në RTSH, në vitin 1994, ajo fitoi çmimin e publikut, me këngën Telefonatë Zemrash, së bashku me të madhin Françesk Radi. Sigurisht si një këngëtare Mariza dëshironte që me paratë e ftuara të blinte një piano. Dëshirë që nuk përkonte me atë të mamasë e cila donte një lavatriçe të re. Kush fitoi do të thoni ju? Po sigurisht mami.
“Ne kishim një lavatriçe të lodhur. Mora goxha lekë nga çmimi. Qava aq shumë, sa më vonë e mora edhe pianon që doja”, u shpreh këngëtarja./L.F-dritare.net