Amarda Koçi, e njohur me emrin e artit Ava Max, po kthehet në një nga këngëtaret më të dashura për muzikën në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm
Ajo ka korrur mjaft sukses në treg, ndësa gjithmonë e ka pranuar me krenari origjinën.
Në një intervistë për ‘Phoenix’ ajo ka folur për Shqipërinë dhe për fëmijërinë.
“Ndihem vërtetë shqiptare. Jam me fat që vij nga një vend me femra të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar bashkëshortëve të tyre dhe unë e kam parë këtë gjatë rritjes dhe më ka pëlqyer. Kam qenë e bekuar. Shpresoj që përmes muzikës, ta ndaj këtë me dikë që vërtetë nuk ka pasur diçka të tillë në jetë”, është shprehur Ava Max.
Gjithashtu këngëtarja ka treguar edhe vështirësitë që ka hasur për shkak të origjinës, ndërsa rrëfen se është ndjerë shpeshherë e refuzuar dhe jashtë kornize.