Këngëtarja e njohur nga Lezha, Mimoza Selimi, ish-vokaliste e grupit “Djemtë e detit”, ka rrëfyer në një intervistë dhënë për emisionin “Rudina” jetën e saj të re larg Shqipërisë dhe marrëdhënien me ish-partnerin, të cilin e cilëson si shokun e saj më të mirë.
“Përpara se të vija në studio ishim bashkë. Kam pasur fat. Ne kemi qenë një nga çiftet e rralla shqiptare që kemi pasur një marrëdhënie miqësie, besimi. Kur njerëzit janë mendjehapur, Rudina, gjejnë gjithmonë një zgjidhje me shumë qytetari, pa i bërë keq njëri-tjetrit dhe për të ruajtur gjërat e bukura sepse kemi qenë jo pak, por 14 vite bashkë. Ne flasim në telefon, bisedojmë për gjëra, tregojmë dhe ndihem me shumë fat sepse duhet të jenë të dy që ta kenë të njëjtin mendim për t’i pranuar gjërat që kur vjen një moment dhe mbaron, mbaron, por e rëndësishme është të ruash respektin dhe për fat, ne e kemi”, u shpreh ajo.
Këngëtarja shqiptare flet për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj: Është shoku im më i mirë
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment