Kida ndodhet në Dubai, ku si duket ka xhiruar videoklipin e saj të ri i cili do të titullohet “Uru”. Artistja ka ndarë disa momente, ku ka marrë vëmendjen njëri prej tyre.
Në një postim në Instastory, duket edhe dora e një djali që i përkëdhel flokët. Këngëtarja nuk ka treguar më shumë, por menjëherë kanë nisur aludimet se bëhet fjalë për partnerin e saj.
Kujtojmë që Kida prej kohësh është përfolur për një romancë me një djalë që thuhet se janë bashkëmoshatarë.

Jo pak herë e kemi parë edhe artisten të vizitojë këtë destinacion dhe mesa duket jo pa arsye.