Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka thyer një rekord botërore, duke u bërë artistja e vetme në botë që qëndron për 50 javë e renditur në numrin një, në dy prej top listave muzikore të Billboard.
Ajo ka qëndruar për 50 javë e para në top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit country dhe top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit “electronic” me hitet e saj të padiskutueshme, “Meant To Be”, bashkëpunim me Florida Georgia Line, dhe “I’m Good (Blue)”, bashkëpunim me David Guetta.
“Jam në shok. Mirënjohëse. E bekuar. E lumtur. Faleminderit kujtdo që më ka mbështetur në karrierën time. Ju dua, me dashuri Bebe”, shkruan e lumtur artistja.