Këngëtarja Barbana Dini, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë nënë.
Lajmin e bukur e ka ndarë në “Instagam” dhe vajzës ka zgjedhur t’i vendosë emrin e të vëllait, Ergi Dini, i cili humbi jetën në një aksident disa vite më parë.
“Më 15 shtator mes emocioneve të papërshkrueshme, erdhi në jetë mrekullia jonë Ergola Ergi Parubi! Erdhe si bekim për t’i dhënë jetës tonë motiv, ngjyra, jetë e dashuri të pakufi! Bija ime, je kryevepra ime! Jam e bindur që këtë emër që babi yt zgjodhi për ty do ta mbash me shumë dashuri e krenari! Faleminderit Zot”, shkruan këngëtarja.