Këngëtarja suedeze Amanda Winberg që është e njohur gjerësisht me emrin e saj skenik AMWIN njërën prej këngëve të saj e ka titulluar “Dua Lipa”, njëjtë si emri i këngëtares me origjinë kosovare.
22-vjeçarja prezantoi albumin e saj “AMWIN In Wonderland”, pjesë e së cilës është edhe kënga “Dua Lipa”. AMWIN ka shprehur admirimin për Duan pavarësisht se në këngë flitet për një fiksim të këngëtares ndaj një djali.
“Mendoj se shumica e njerëzve do të bënin gjithçka për të pasur Duan, ashtu siç do të bëja unë në këngë për djalin që kam fiksim”, tha ajo.