Na ndodh ndonjëherë secilit prej nesh që kur zgjohemi në mëngjes kemi kruarje të fytit dhe kjo mund të vijë si pasojë e ndonjë virozë, kollë e shpeshtë, konsumit të duhanit, problemeve me tretjen, pija e substancave irrituese, siç është dhe alkooli etj.
Ekziston një kurë natyrale për të shpëtuar prej saj. Është shumë e thjeshtë dhe efikase dhe flasim për kripë në ujë të vakët.
Ajo hidraton mukozën dhe qetëson çdo simptomë të kruarjes së fytit apo acarimit.
Mjafton gjysmë filxhani me ujë të vakët, dhe një lugë kripë. Bëni gargare për rreth 15 apo 20 sekonda derisa fyti të hidratohet mirë dhe nxirreni ujin nga goja.
Një kurë tjetër është edhe ajo me qepë me hudhër. Mjafton një filxhan ujë, ku teksa zjen të hidhni disa thelpinj hudhër dhe dy feta qepe. Lëreni të zjejë për 5 minuta sa të lëshohen përbërësit. Më pas pijeni dhe do të ndjeni ndryshimin.