Ka faktorë të ndryshëm që shkaktojnë yndyrë të tepërt në flokë, nuk yndyrosen shpejt vetëm nga natyra, apo nga faktorë biologjikë prandaj ndiqni këto 6 këshilla.
1. Mos i lani shumë shpesh flokët!
Nëse është e vërtetë që larja e flokëve është e mirë për lëkurën, sepse pastrimi eliminon papastërtitë, kur e ekzagjeron gjithçka mund të të kthehet në bumerang.
Duke përdorur një shampon çdo ditë, kjo e fundit përfundon duke privuar lëkurën nga vajrat e saj natyral dhe për t’i zëvendësuar ato duhet të prodhojë edhe më shumë. Pasoja është një tepricë e sebumit që shihet qartë në flokë. Për ta korrigjuar këtë, kufizoni larjet në dy herë në javë dhe alternoni produktet.
2. Mos i prekni me dorë vazhdimisht flokët!
Ky është një ves, që shumë gra duhet ta eliminojnë. Të luash me flokët, aq sa me lëkurën e fytyrës është e dëmshme sepse duart mund të transferojnë papastërtitë, duke ndryshuar kështu lëkurën.
3. Mos përdorni balsamin kur nuk ju nevojitet!
Edhe nëse keni flokë të thatë mund të keni nevojë për një balsam më të lehtë, për të shmangur peshimin e flokëve në vijën e flokëve.
4. Pastroni krehrat dhe furçat!
Edhe krehri dhe furça që përdorni çdo ditë mund të jenë përgjegjëse për flokët me vaj. Kështu, zhyteni krehrin në ujë të nxehtë + sapun neutral, një herë në javë dhe lëreni për pak aty. Në fund shpëlajeni.
5. Krihni flokët gjatë natës!
Një gabim tjetër për të shmangur është të mos krehurit e flokëve para se të shkoni në shtrat. Një krehër në mbrëmje përdoret për shpërndarjen e sebumit nga skalpi në të gjithë kokën dhe flokët do të duken edhe më me shkëlqim.
6. Kujdes me regjimin ushqimor!
Dieta juaj është gjithashtu përgjegjëse për shëndetin e flokëve dhe lëkurës tuaj. Ulni sasinë e të gjitha atyre ushqimeve që mund të ndikojnë negativisht në prodhimin e sebumit, siç janë produktet e qumështit.
Informacion shtesë: Kripa e detit u vjen në ndihmë personave që kanë flokë të yndyrshëm. Kjo sepse kripa e detit ndihmon në absorbimin e çdo vaji të tepërt dhe përmban minerale, gjë që i bën flokët më të buta dhe më voluminoze.
