Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kërcënimi i Trump me tarifa për Groenlandën/ BE takim urgjent, mblidhen ambasadorët e vendeve të Unionit

16:39 / January 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
groenlanda 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorët e BE-së do të zhvillojnë një takim urgjent këtë të diel në mbrëmje pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar të vendosë tarifa për aleatët që janë kundër kërkesës së tij për marrjen e Groenlandës.

Trump ka thënë se planifikon të rrisë taksat e importit për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda.

“Një tarifë prej 10% do të zbatohet nga 1 shkurti dhe më vonë mund të rritet në 25%”, ka thënë presidenti amerikan.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se kërcënimi i Trumpit është “krejtësisht i gabuar”, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka quajtur atë “të papranueshëm”.

Trumpi këmbëngul se SHBA duhet ta zotërojë Groenlandën për sigurinë kombëtare dhe nuk e ka përjashtuar marrjen e saj me forcë.

Drejtuesja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se vendosja e tarifave ndaj aleatëve evropianë do t’i shërbejë Kinës dhe Rusisë. Në një postim në rrjetin X, Kallas ka shkruar se Pekini dhe Moska “duhet të jenë të kënaqura”, pasi do të përfitojnë nga ndarja mes aleatëve.

“Nëse rrezikohet siguria e Groenlandës, atëherë mund ta trajtojmë këtë çështje brenda NATO-s,” ka shtuar ajo. “Tarifat rrezikojnë ta bëjnë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara më të varfër dhe minojnë prosperitetin tonë të përbashkët.”, theksoi Kallas.

Ambasadore Groenlanda Kercenim tarifa trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.