Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe asistenti i tij, Nezir Ismaili, janë kërcënuar sot brënda ambienteve të Komunës së Prishtinës.
“Ka ndodhur një kanosje ndaj një zyrtari në godinën e komunës së Prishtinës” ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë, Florie Ahmeti, por pa dhënë detaje lidhur me të kërcënuarit.
“Sot rreth ora 11:00 në stacionin policor Qendra është regjistruar kallëzimi për një rast ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, në godinën e Komunës.Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka theksuar zëdhënësja Ahmeti.