Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti është liruar nga paraburgimi pas kërcënimit me jetë që i bëri liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Gjykata Themelore e Prishtinës nuk e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë duke vendosur për lírímin e Hotit nga masa e arrestit. Ndaj tij është vendosur që të caktohet masa e ndalímit për t’iu afruar vendit apo personit të kërcënuar që në këtë rast është kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti.
Disa ditë më parë anëtari i NISMËS kërcënoi me jetë Albin Kurtin. Në një reagim në FB, Hoti shkruante se Kurti ose të largohet nga Kosova ose do përfundojë si ish-Presidenti i SHBA. Më vonë ai sqaroi se gjithçka ishte një gabim teknik.
Pas kërcënimit një reagim erdhi edhe nga Kurti, i cili u shpreh pro lirimit të Hotit në mënyrë që edhe ai të kalonte festat e fundvitit pranë familjes.