Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 35 vjeçar, i cili kundërshtoi dhe më pas kërcënoi punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. D., banues në Tiranë.
Në rrugën “Mikel Maruli”në Unazë të Re, 35- vjeçari ka qenë duke u konfliktuar me një shtetas tjetër dhe në momentin që policia ka ndërhyrë për neutralizimin e konfliktit, ai ka kundërshtuar me forcë dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.
Tashmë i riu akuzohet për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Kanosja”.