Ditën e djeshme, këngëtarja Selena Gomez, publikoi këngën e saj më të re ‘Lose you to love me’. Përflitet se kënga është për ishin e saj, Justin Bieber, pasi vetë teksti duket si një narrativë e historisë së tyre.
Menjëherë pas publikimit të këngës, modelja Hailey Bieber, postoi në instastoryn e saj një status që u pa nga të gjithë si kërcënim për Selenën.
Hailey u martua me Justinin me datë 30 Shtator dhe këngën e Selenës mendohet ta ketë parë si lëvizje drejt burrit të saj. Menjëherë pas postimit të saj, fansat e Selenës reaguan dhe iu kërkuan të gjithëve të bllokonin modelen në Instagram.
Modelja është ndjerë e shqetësuar nga e gjithë kjo dhe ndërmjet një komenti ka sqaruar se nuk është e vërtetë që statusi i saj lidhej me Selenën. Ajo iu ka kërkuar të gjithëve të ndalojnë. “Ju lutem ndaloni këtë marrëzi, nuk ka asnjë kundërpërgjigje”, është shprehur Hailey. Më pas ajo e ka fshirë postimin por vonë, pasi ndjekësit e saj janë treguar të shpejtë duke e ruajtur.