Shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe, Millan Mojsilloviç, ka thënë se Serbia ka mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë.
Milan Mojsilloviç, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe, ka thënë se Rusia është një partner strategjik i Serbisë dhe në këtë mënyrë sipas tij, do të vazhdojë mbështetja e saj.
Mojsilloviç, ka deklaruar se Serbia ka mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë.
Siç shkruan gazeta serbe “Novosti”, Mojsilloviç gjatë një vizite në Moskë, së bashku me zyrtarët e tjerë rusë kishin analizuar në mënyrë të veçantë situatën në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Sipas këtij mediumi, Mojsilloviç ka thënë se Kosova është duke bërë lëvizje të njëanshme, lëvizje këto që sipas tij, po e rrezikojnë sigurinë.
“Ne kemi marrë mbështetje nga udhëheqja ushtarake ruse se si po veprojmë në lidhje me Kosovën. Sigurisht, ne jemi veçanërisht të interesuar për sigurinë e serbëve, jo vetëm në veri të Kosovës, por në të gjithë krahinën”, u shpreh ai.