Gëzim Toma një nga të arratisurit nga burgi i Drenovës në 2013-tën është ekstaduar nga Greqia.
37-vjeçari u arrestua në Greqi pas ngjarjes në nëntor të gjashtë viteve më parë, për tu ekstraduar sot.
NJOFTIMI POLICISË
Rinas
Interpol Tirana ekstradon nga Greqia, një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja me dhunë”.
Në datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, u bë arrestimi në Athinë, Greqi i shtetasit Gëzim Toma, 37 vjeç, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për tre veprat penale të lartpërmendura.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Shtetasi Gëzim Toma, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25 vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh.
Në datë 23.11.2013, duke kërcënuar me armë gardianët, ky shtetas është arratisur nga ambjentet e burgut.
Më datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, është bërë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.