Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Kërcënuese për jetën, kalohet në hipotermi”/ Alarmi nga stuhia në SHBA: Mos dilni nga shtëpia 

14:04 / January 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6869 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 200 milionë amerikanë janë paralajmëruar të përgatiten duke nisur nga e premtja për një stuhi dimërore jashtëzakonisht të ashpër, me reshje të dendura bore dhe ngrica, që përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.

Metereologët paralajmërojnë për kushte tejet të rrezikshme, teksa fronti ekstrem është duke lëvizur drejt lindjes. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS), tha se kjo valë të ftohti arktik vjen me temperatura nën zero, por për shkak reel feel do të krijojë një ndjesi akoma edhe më të fortë acari. Ekspertët e tij flasin për një të ftohtë që nuk duhet nënvlerësuar, por duhet parë si “një kërcënim për jetën nga hipotermia dhe ngrirja e lëkurës së ekspozuar”.

Zyrtarët amerikanë të transportit, përfshirë autoritetet e aeroporteve në disa qytete të mëdha, kanë paralajmëruar për ndërprerje të udhëtimeve gjatë fundjavës, vonesa dhe anulime. Stuhia dimërore parashikohet të lëvizë ngadalë nëpër SHBA, duke mbuluar me borë qytete si Memphis, Nashville, Washington DC, Baltimore, Philadelphia dhe New York.

Disa shtete amerikane tashmë, kanë shpallur gjendjen e emergjencës, teksa përllogaritet që stuhia të përhapet në një distancë prej rreth 3 mijë kilometrash, nga Nju Meksiko në juglindje deri në Mejn në verilindje gjatë fundjavës. Një prej problemeve kryesore janë ndërprerjet e mëdha të energjisë elektrike, që i privojnë banorët edhe nga ngrohja. Autoritetet amerikane kanë bërë thirrje që njerëzit të mos dalin nga shtëpitë, nëse është e mundur, dhe të mos përdorin makinat.

Në disa pjesë të Minesotës dhe Dakotës së Veriut, temperaturat mund të bien deri në minus 45 gradë Celsius, sipas shërbimit meteorologjik amerikan. Gardës Kombëtare amerikane i është kërkuar që të ofrojë mjete motorike për të mbështetur shërbimet emergjente.

jetën Kërcënuese SHBA stuhia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.