Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kërkesa e Erdogan: ASL është një kompani që Presidenti e njeh, e vlerëson dhe e përdor si referencë

20:35 / November 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 11 06 at 20.33.56
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mesazhet e shkëmbyera midis Belinda Ballukut dhe ish-drejtorit të ARRSH Evis Berberi zbulojnë një fakt mjaft të rëndësishëm, që është lobimi i presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan për kompaninë ASL, fituese e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Në njërin prej mesazheve që kanë rrjedhur në media nga dosja hetimore lexohet qartë shprehja “Kjo është një shoqëri që ka ndërtuar një tunel autostradë 2xl 4 km në Turqi dhe është gjithashtu një shoqëri që Presidenti e njeh, e vlerësion dhe e përdor si referencë”.

Ky mesazh në anglisht i mbërritur në adresë të ministres Balluku nga pala turke dhe i kaluar më pas të drejtori i ARRSH, tregon interesin e drejtpërdrejtë të Erdogan për kompaninë ASL.

Në fakt lidhja e pronarit të ASL, Abdulkadir Kart me Presidentin turk është e njohur publikisht dhe ka nisur përpara vitit 2000. Ndër vite ata kanë zhvilluar një marrëdhënie jo thjesht pune, por edhe familjare, madje Erdogan e ka pasur Kart pjesë të delegacioneve të tij në vizitat ndërkombëtare, duke e referuar atë dhe kompaninë e tij ASL edhe në shtete të tjera.

Në një foto të publikuar nga agjencia turke e lajmeve Ajans53.com Abdulkadir Kart shihet në shoqërinë e dy presidentëve Erdogan dhe Aliyev, kjo pasi me rekomandimin e presidentit turk, kopmania ASL ka pasur shtrirje edhe në projekte të rëndësishme në Azerbajxhan.

Lobimi i liderve apo përfaqësuesve të lartë të shteteve të mëdha për kompani të caktuara është i njohur edhe në vendin tonë. Rasti më i prekshëm është ai i Rrugës së Kombit, e cila ju dha një kompanie amerikane dhe ndërtimi i së cilës kaloi disa herë parashikimet financiare.

Një vend i vogël si Shqipëria ka nevojë të vazhdueshme për mbështetje nga partnerë strategjikë të fuqishëm si SHBA, Turqia apo Italia fqinje dhe lobimi i tyre për pjesëmarrje të kompanive të caktuara në vepra me rëndësi strategjike është pjesë e këtyre marrëdhënieve.

WhatsApp Image 2025 11 06 at 20.33.48

ASL Erdogan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.