Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kërkesa e opozitës në Gjykatën Kushtetuese, ironizon Bardhi: Vetëm me logjikën 7×7=42, mund të kërkohet pezullimi i një gjejë që nuk ekziston

21:52 / December 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gaz bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me kërkesën e tij dhe deputetëve të opozitës drejtuar Gjykatës Kushtetuese për rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bardhi ka ironizuar duke thënë se vetëm me me logjikën 7×7=42, mund të kërkohet pezullimi i një gjejë që nuk ekziston, duke hedhur kështu poshtë se kanë kërkuar pengimin e arrestimit të Berishës.

“Dikush duhet ti sqarojë që vetëm me logjikën 7×7=42, mund të kërkohet pezullimi i një gjejë që nuk ekziston! Zot ruaj ata që nuk kuptojnë çfarë lexojnë dhe nuk dinë çfarë shkruajnë!”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë se më herët edhe zëvendës kryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, reagoi duke kërkesa e tyre ndaj Gjykatës Kushtetuese e nuk ka të bëjë me arrestimin e askujt, por me përcaktimin e standardit nëse për heqjen e lirisë për daljen jashtë vendit duhet ose jo autorizim nga Kuvendi.

“Standardi i imunitetit nuk është çështje personale e asnjë deputeti, por mbrojtje ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.

Kërkesa për interpretimin e Kushtetutës nuk ka të bëjë me arrestimin e askujt, por me përcaktimin e standardit nëse për heqjen e lirisë për daljen jashtë vendit duhet ose jo autorizim nga Kuvendi. Më parë Kuvendi ka mbajtur qëndrimin që duhet (rasti Tahiri), ndërsa së fundmi kjo dispozitë kushtetuese është aplikuar ndryshe.

Është Gjykata Kushtetuese që duhet të thotë fjalën e fundit, dhe secili prej ne të tjerëve ta zbatojë standardin e vendosur prej saj! Çdo abuzim me këtë fakt është thjesht retorike politike, përdorim që nuk ka lidhje me të vërtetën.

Kushtetuta është garancia për të gjithë pa ngjyra politike. Goditjet ndaj saj rrezik për të gjithë herët a vonë qoftë. Qartësia nuk është as pro as kundra dikujt ajo është thjesht e domosdoshme”, thuhej në reagimin e Gjekmarkajt.

twitter

Gazmend Bardhi Gjykata Kushtetuese pezullimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.