Në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet në seancë publike ankimi i Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Seanca nisi në orën 10:00 me relatorë Sonila Bejtjan dhe i pranishëm është edhe kryebashkiaku Veliaj që shfaqet për herë të parë në publik që prej arrestimit më 10 shkurt.
Përfaqësuesit ligjorë të Presidencës kërkojnë shpalljen e moskompetencës së Kushtetueses për ankimimin e Veliajt
“Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi, duam hapësirë për argumentet tona”, u shpreh përfaqësuesja ligjore e Presidencës.
Pas kësaj kërkese trupi gjykues tërhiqet për të marrë vendim në lidhje me kërkesën e Presidencës.
