Kur na ndajnë pak orë nga miratimi në Kuvend i kërkesës së SPAK për arrestimin e Sali Berishës, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar, duke e krahasuar rastin e ish-kryeministrit me Rusinë, që siç thotë ajo “ka arrestuar kryetarin e opozitës”.
Me anë të një statusi të gjatë në Facebook, Topalli thotë se ditë e nesërme do të jetë një ditë e erret për demokracinë dhe shtetin.
Arrestimi i Sali Berishës, 12 vite pasi ka ikur nga pushteti thotë Topalli, është gjeja me absurde dhe e rrezikshme për pluralizmin shqiptar.
“Nëse kërkojnë sot arrestimin e kryetarit te opozitës për arsye politike- Çfarë i mbetet kësaj demokracisë sonë të shkretë?
Kush do guxojë më të ngrihet për të drejtat e njeriut;
Kush do sakrifikonte më të bënte opozite të fuqishme si ajo e Berishës;
Kush do kishte me kurajo të përmendte me emër e mbiemër kriminelet e frikshëm.
Çfarë do i bëjnë pas kësaj një qytetari të thjeshtë nëse ne nuk reagojmë!
Ndoshta Kryetarit te Partisë Demokratike, zotit Sali Berisha nuk i vjen keq për veten e tij qe po martirizohet, por vendi jone nuk ka nevoje për martire.
Nesër jemi zyrtarisht një vend me kryetarin e opozitës të arrestuar. Njëlloj si në Rusi!”, shkruan ndër të tjera Topalli.
Reagimi i plotë i Jozefina Topallit
Edhe Putini ka arrestuar kryetarin e opozitës!
Nesër do jetë një ditë e errët për shtetin dhe demokracinë e vendit.
Kërkesa për arrestimin e Kryetarit të opozitës së vendit, të ish Presidentit, ish- Kryeministrit Sali Berisha, pas 12 vitesh nga largimi i tij si ish kryeministër është gjeja më absurde dhe e rrezikshme për pluralizmin shqiptar.
Dhe kjo turpëron një shoqëri..
Paradoksi është, se për Kryetarin e opozitës kanë shpikur prej 3 vitesh një dosje, qe nuk ka as çështje as prova. Dhe për të vazhduar me paradoksin, procesi është nisur nga Taulant Balla, anëtar i qeverisë aktuale.
Dhe vetem ky fakt do mjaftonte për të kuptuar se procesi është politik.
Por ky proces do turperojë shtetin tonë, edhe për faktin se disa hetues i kanë marrë pushtetin Parlamentit, dhe kjo është një këmbanë e fortë.
Ky proces ka filluar dhe po mbyllet me disa standarte.
(E kur në një proces lëvizet me disa standarte, procesi është politik.)
Një standart për pushtetarët si rasti Tahiri , kur Kuvendi i jep leje Spakut për heqjen e lirisë të lëvizjes dhe një tjetër për armikun Sali Berisha , kur hetuesia hyn në fushën e lojës politike, dhe brutalisht dhunon Kushtetutën si në vendet autokratike, pa lejen e Parlamentit.
Paradoksi dhe rrezikshmeria replikohet kur hetuesia kërkon nga Kuvendi të ligjërojë dhunimin e tij të Kushtetutës duke shtuar masat shtrënguese për Kryetarin e opozitës.
Kryetari i opozites zoti Sali Berisha është njeriu që ka udhëhequr lëvizjen demokratike, që ka futur vendin në Këshillin e Europës, që ka firmosur stabilizim Asocimin, që ka futur vendin në Nato, që ka liberalizuat vizat, etj.
Gjatë këtyre 3 dekadave ka patur disa Kryeministra, e pushtetarë. Ndër të gjithë ata, zoti Berisha ka qenë dhe është njeriu më serioz në raport me ligjin dhe shtetin.
E këtë e thojnë edhe kundërshtarët e tij në biseda kur nuk janë në televizor.
Pushteti kërkon arrestimin e kryetarit të opozitës zotit Sali Berisha vetëm për një arsye:
Për t’i mbyllur gojën, që ai të mos ketë mundësi të ngrihet kundra skandaleve e korrupsionit të frikshëm; që ai të mos ketë mundësi të mbrojë të drejtat e liritë e qytetarëve; që ai të hesht për plakjen e shoqerisë sonë nga largimi i shqiptarëve; që ai të mos ngrihet më kundra bandave e organizatave kriminale që sundojnë kudo.
Une nuk njoh një politikan në 30 vite, që të ketë patur kurajon si Sali Berisha për t’u ngritur kundër krimit e organizatave të frikshme kriminale.
Une nuk njoh një tjetër që të ketë bërë beteja të pamundura si ai.
Sali Berisha nuk eshte i pa gabueshem.
Por asnje nuk ka luftuar per interesin publik si ai.
Te kerkosh te arrëstosh Kryetarin e opozites sepse para 20 viteve ka bere nje ligj per ish pronaret eshte ne kufijt e te pabesueshmes.
Ai fitoi zgjedhjet e 2005 me ate program.
Ky nuk eshte vetem paradoksi qe te le pa fjale, ky eshte precedenti i tmerrshem i nje rreziku potencial, qe i vervitet Shqiperise ne emer te anti korrupsionit, ( me “zero prova”)ne nje kohe kur pushteti eshte kalbur nga skandalet e pandalshme me deme te pa llogaritshme per vendin. (e vetem gervishet nga “ drejtesia e re”.)
Sali Berisha eshte politikani qe ka mbrojtur me fort se kushdo ceshtjen kombetare.
Sali Berisha eshte i vetmi politikan qe i kerkohet heqja e imunitetit per here te dyte.
I vetmi lider, qe eshte rrezuar me dhune nga pushteti dhe ka ardhur ne pushtet me vote.
Kryeministri Berisha, ky burre shteti sic ka thene nje ambasador amerikan ka dhene doreheqjen si kryetar partie,kur ka humbur zgjedhjet. I vetmi politikan mbi te cilin jane hedhur bomba, grushte e plumba, e perseri nuk eshte dorezuar.
I vetmi kryetar partie qe hyn ne zgjedhje pa vule e pa emer e merr mbi gjysem milion vota personale.
Edhe pse eshte 80 vjec eshte politikani me energjik, me i vendosur ne misionin si kryetar opozite, sa turperon cdo politikan e deputet te ri e te vjeter , sepse thote te verteta te forta qe shume i dijne por askush nuk i thote.
E per kete ai do martirizohet.
Si shoqeri ne kemi nevoje te reflektojme me vehten tone.
Ne 100 vitet e fundit jane pushkatuar dhe arrestuar shumica e Kryeministrave tone.
Po ashtu , jane ekzekutuar, arrestuar apo internuar pothuaj te gjithe firmetaret e Aktit te Pavaresise.
Historia jone eshte sa e dhimbshme po aq dhe e padrejte.
Histori fatale!
E megjithate kjo ndodhte kur ishte kohe lufte apo diktature.
Kjo e sotmja po ndodh ne nje vend te Natos.
Po, nese kerkojne sot arrestimin e kryetarit te opozites per arsye politike-
Cfare i mbetet kesaj demokracisë sonë te shkrete?
Kush do guxoje me te ngrihet per te drejtat e njeriut;
Kush do sakrifikonte me te bente opozite te fuqishme si ajo e Berishes;
Kush do kishte me kurajo te permendte me emer e mbiemer kriminelet e frikshem.
Cfare do i bejne pas kesaj nje qytetari te thjeshte nese ne nuk reagojme!
Ndoshta Kryetarit te Partise Demokratike, zotit Sali Berisha nuk i vjen keq per vehten e tij qe po martirizohet, por vendi jone nuk ka nevoje per martire.
Neser jemi zyrtarisht nje vend me kryetarin e opozites te arrestuar.
Njelloj si ne Rusi!