Një 34-vjeçar maqedonas i shpallur në kërkim nga Gjermania është arrestuar në pikën kufitare të Bllatës.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se ai kërkohej nga Interpoli gjerman, pasi gjykata e Aachen ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij për vjedhje dhe mashtrim kompjuterik në mars të 2013.
NJOFTIMI I POLICISE
Kapet dhe arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi në Gjermani
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana u bë arrestimi i përkohshëm, i shtetasit :
B. C., 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbadeni/Gjermani pasi Gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013, ka lëshuar urdhërin e arrestit për shtetasin B. C., për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Mashtrim kompjuterik”
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.