Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kërkohet nga Moska, krimineli rus kapet në Muriqan

09:10 / August 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
muriqan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Igor Kokunov një 59-vjeçar nga Rusia është arrestuar në Muriqan, pasi kërkohej nga Rusia. Ai rezulton bashkëpunëtor i një krimineli. Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska pasi i ishte dhënë masa e arrestit me burg. Vijon puna për ekstradimin e tij drejt Rusisë.

Njoftimi i plotë

Krahas punës në vijim të sezonit turistik, kontrolle dhe verifikime të imtësishme, për të parandaluar hyrjen në vendin tonë, të shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Moscow”, i zhvilluar nga shërbimet e PKK Muriqan dhe ato të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës. I akuzuar nga autoritetet ruse, si përkrahës dhe bashkëpunëtor i një krimineli, vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 59-vjeçari nga Rusia.

Krahas angazhimit për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan kanë vijuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës, u finalizua operacioni policor i koduar “Moscoë”, në vijim të të cilit u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi I. K., 59 vjeç, banues në Moskë, Rusi.

Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Moskën, për ta ekstraduar shtetasin I. K., drejt Rusisë.

Igor Kokunov
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.