Në Britaninë e Madhe janë vënë kërkim të një monarku për të menaxhuar ishullin Piel, disa qindra metra nga brigjet e Cumbrias jugore.
Sipas një tradite që ka zgjatur për gati 190 vjet, të zgjedhurit ose të zgjedhurës do t’i jepet titulli “Mbret” ose “Mbretëreshë”.
BBC raporton se që nga momenti i shpalljes së njoftimit dhe deri tani kanë shprehur interes rreth 190 persona nga e gjithë bota.
Bëhet fjalë për një brez toke prej 20 hektarësh që ngrihet në gjirin Morecambe dhe strehon rrënojat e një kështjelle të lashtë, si dhe gjashtë vila pushimi.
‘Mbreti’ ose ‘Mbretëresha’ e ardhshme do të duhet të dinë se si të menaxhojnë për 10 vitet e ardhshme, të vetmin pub të ishullit, Ship Inn, i themeluar në 1836.
Titulli “mbretëror” që do t’i jepet personit të zgjedhur, do të shoqërohet nga kurorëzimi që do të bëhet duke i derdhur alkool në kokë.
Detyrat e personit të zgjedhur do të përfshijnë “menaxhimin e Ship Inn, mirëmbajtjen e tokës në zonën përreth dhe menaxhimin e kampingut dhe tualeteve dhe dusheve të tij”.