Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kërkohet punësim në shtet! Rritja e pagave në sektorin publik ka rritur aplikimet për vendet e lira

20:35 / June 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
administrate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reforma e pagave nisur në administratën publike ku preken mbi 130 mijë punonjës ka sjellë edhe rritjen e aplikimeve për pozicione pune në shërbimin civil sipas raportimit të ministres së re të shtetit Adea Pirdeni për punën e DAP.

“Punësimi në administratën publike mbetet tërheqës pasi në bazë të dhënave të vitit 2023 në çdo pozicion pune të nivelit specialist ka pasur një mesatare prej 14.3 kandidatësh ndërsa në procedurat e pranimit nga jashtë shërbimit në kategoritë drejtuese të mesëm dhe të ulët mesatarja ka qenë 23.9 kandidatë për pozicion pune“, u shpreh Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike.

Gjatë raportimit të saj ministrja Pirdeni u ndal tek çështja e vendimeve gjyqësore që pësuan rritje gjatë vitit të kaluar për dëmshpërblimin dhe rikthimin e punonjësve në shërbimin civil, por gjatë këtij viti trendi po kthehet

“Janë zbatuar gjithsej 404 vendime gjyqësore në krahasim me 380 që ishte në fund të 2022-shit, pra ka një rritje të ndjeshme të rasteve të vendimeve të formës së prerë të zyrtarëve të rikthyer në detyrë. Ka një ulje të numrit të rasteve të regjistruar në gjykatë me 46 raste të reja nga  48 më parë dhe nga 9 çështjet e përfunduara në gjykim në shkallën e parë, 7 prej tyre janë fituar nga institucionet publike që dëshmon gjithmonë e më shumë që pjesa më e madhe pra mbi 77.8% e largimit nga shërbimi civil janë raste të rregullta të konfirmuara edhe nga Gjykata.”

Në analizën e institucionit të Departamentit të Administratës Publike vërehet se numri i largimeve nga puna u rrit me 12.5% në krahasim me një vit më parë, por në trend rënës janë largimet që vijnë me dorëheqje, në ulje me 15%.

administrata Pagat Punesim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.