Gjykata ka kërkuar rrëzimin e kërkesës së Redjan Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë. Rraja është një ndër atentatorët e dyshuar ndaj prokurorit Arjan Ndoji. Ai u vu në pranga më 5 nëntor të vitit të shkuar.
Në atë atentat mbetën të plagosur prokurori Ndoji dhe Pëllumb Muharremi, ndërsa humbi jetën shoferi i prokurorit Andi Maloku.