Zjarrfikësit britanikë kanë ngritur njëzëri shqetësimin për nivelin e pagave.
Ata kanë vendosur që të hyjnë në një grevë me qëllim dëgjimin e kërkesës së tyre, që është rritja e pagës.
Rreth 88% e anëtarëve të Sindikatës së Zjarrfikësve (FBU) votuan në favor të zhvillimit të grevës. Përqindja e pjesëmarrjes në votim arriti në 73%.
Nëntorin e kaluar sindikata hodhi poshtë një propozim për rritje pagash prej 5% .
Sipas sindikatës, kjo do të jetë greva e zjarrfikësve e parë gjatë dy dekadave.