Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kërkuan filmime nga KQZ, Rama mesazh kandidatëve të PS: Dua të mbetemi një skuadër, mos humbni edhe fytyrën duke ushqyer “qenerinë mediatike”! Zero shanse për devijime vote

22:55 / May 19, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryesocialisti Edi Rama i ka bërë thirrje kandidatëve të Partisë Socialiste në të 12 qarqet e vendit që të mbeten një skuadër deri në fund dhe që “përveç humbjes së garës, mos të humbasin edhe fytyrën”, me iniciativa personale të kërkimit të filmimeve të numërimit të votave nga KQZ, duke ngritur dyshime rezultati i votave preferenciale, pas garës së brendshme në parti.

Report tv siguron edhe mesazhin qe kryeministri Rama i ka dërguar në grupin e deputetëve, pas ankimimeve të bëra në KQZ dhe kërkesës për pamje filmike.

Ai apeloi që këta kandidatë “mos ta ushqenin qenerinë mediatike”, që në fund “mali i mbarsur të mos pjellë një mi”.

“Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge. Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote!”, shkruan Rama mes të tjerash në mesazhin e tij.

Teksa numërimi i zarfeve të votave nga diaspora po shkon drejt fundit edhe për kandidatët preferencialë dhe kur KQZ pritet të ‘vulosë’ rezultatin pasi të shqyrtojë edhe kontestimet, disa kandidatë, edhe tek PS, është njoftuar se kanë kërkuar filmimet për të verifikuar procesin e numërimit. Gara e fortë mes grave socialiste në Tiranë, solli përmbysje gjatë numërimit të votës së diasporës, ku deputetja Olta Xhaçka mundi me mbi 100 vota kolegen e saj Blerina Gjylameti. Një tjetër kandidat që e humbi garën ishte edhe deputeti Xhemal Qefalia, po në Tiranë.

Mesazhi i plotë i Edi Ramës, i siguruar nga Reporet TV:

“Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge. Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.

Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh. E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi!”.

filmime kandidateve mesazh qeneria Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.