Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kërkuan rinumërim, KAS rrëzon kandidatët demokratë. PD bashkon votat me PS, vetëm Rusmali kundër

17:38 / May 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1748367174 kas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidatët e Partisë Demokratike në Tiranë dyshojnë në manipulimet që kanë bërë numëruesit e tyre gjatë procesit të numërim të votave në Tiranë. Katër prej kandidatëve të listës së hapur i janë drejtuar KAS-it me kërkesë zyrtare për të bërë rinumërimin.

Ilir Alimehmeti shprehet se përqindja e votave të kaluar në favor të kandidatëve të tjerë është 5%, ndërkohë që diferenca mes votave të tij dhe Jorida Tabakut është 1.2%. Dyshime për manipulim të procesit kanë edhe Mimoza Hajdarmataj, Aulon Kalaja dhe Lisandër Hoxha.

Por kandidatët janë rrëzuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili vendosi se ata nuk legjitimohen si palë ankuese për kërkesat për rinumërimin e votave të tyre në listë të hapur. Vendimi u mor 4 me 1 në KAS, ku përfaqësuesi Ilir Rusmali votoi pro që kandidatët individualë të kishin të drejtën për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre.

Përfaqësuesit Bele e Lako nga PS dhe Braho e Çefa nga PD ishin kundër, duke argumentuar se ankimin mund ta bëjë vetëm subjekti politik dhe jo kandidati. PD nuk ka pranuar mbrëmë të vulosë kërkesat ankimore të kandidatëve të saj që kërkuan rinumërim në qarkun Tiranë. Vendimi vjen pas kërkesave zyrtare të dorëzuara nga 4 kandidatët për rinumërim të votave preferenciale.

KAS rinumërim vota zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.