Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjes.
Në fjalën e tij, Hoxha u shpreh se vrasësit e Besmir Hidës kishin dalë hapur në qytet për të dhënë mesazhin se ajo ishte territori i tyre.
“Të gjitha vrasjet në Lushnje, autorët e tyre nuk e vrasen mendjen se do ta marrin vesh kush e bëri. Po kujdesen që ta marri vesh e gjithë Lushnja se kush e bëri. Ky njeri i paralajmëruar për t’u ekzekutuar, vritet duke pirë kafen e mëngjesit. Ndërkohë Fatos Latifi, babai i Zamirit, vazhdimisht ka kërkuar drejtësi. Ata kanë siguri që janë të paprekshëm. Ata thonë jemi ne, ky qytet është i joni. Rama të veshi kamuflazh dhe të zgjidhë situatën atje. Sot në mëngjes më mori një qytetar që qante. Më tha: Të thamë që do na vrasin? Ajo vrasje e bëra aq haptazi i fut tmerrin gjithë qytetit,”-tha Artan Hoxha.
Hida u ekzekutia teksa pinte kafe kafe i vetëm me breshëri kallashnikovi nga dy persona të maskuar dhe mbeti i vdekur në vend si pasojë e plagëve. Menjëherë pas krimit të rëndë, dy autorët u larguan nga vendngjarja me një automjet, i cili u gjet i djegur pak minuta pas vrasjes.