Të rrisësh fëmijë të mbarë në ditët e sotme, pa asnjë dyshim mund të konsiderohet si një ndër sfidat më të vështira që mund të përballet një prind.
Kjo, pasi është një punë plot stress me pyetje nëse po jepet maksimumi për formimin e tij apo jo.
Lidhur me një situatë të tillë, na vijnë në ndihmë psikologët e Harvardit.
Këto të fundit japin disa këshilla për prindërit mbi mënyrën se si mund të rrisin një fëmijë të mbarë.
Kaloni shumë kohë me fëmijët tuaj.
Të kalosh kohë me fëmijën tënd e bën atë të mendojë se ju realisht po investoni mbi të. Dëgjoni problemet dhe arritjet e tyre.
Mësojini që të mos ikin nga problemet, por si t’i zgjidhin.
Shmangia e problemeve, krijon paqartësi kur ato të rriten. Nuk do të jenë të zotëtë përballen por do të mundohen të justifikohen. Nuk është shenjë e mirë.
Kërkojuni t’ju ndihmojnë çdo ditë dhe falenderojini.
Njerëzit që shprehin mirënjohjen e tyre kanë tendencë të ndiejnë dhembshuri dhe dashuri për të tjerët Prandaj, kërkojini ndihmë fëmijës tuaj dhe më pas falenderojini.
Flisni me fëmijët tuaj që të menaxhojnë emocionet negative
Duke qenë se janë shumë delikatë, ato mund të mërziten shpejt. Për pasojë do të duan të shfaqin edhe emocionet negative. Nuk është shenjë e mirë.
Ju duhet t’i ndriçoni drejt një rruge duke i mësuar se emocionet negative nuk sjellin asgjë të mirë.