Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Këshillat e gjinekologut, ç’duhet të mbani parasysh kur blini të brendshme dhe si t’i pastroni ato

16:54 / January 16, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
intime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sa shumë ndikojnë veshjet e brendshme – nga ato me dantellë dhe deri te ato “alla gjyshe” në shëndetin vagjinal? Shumë. Prandaj këshillat e gjinekologut ndihmojnë që mos kemi siklete atje poshtë

Sipas gjinekologëve ka një mënyrë për të blerë veshje intime në mënyrë që të garantojnë shëndetin vaginal, prandaj merrni shënime.

Gjatë blerjeve zgjidh mbathje prej pambuk

Sigurohu që pjesa e mesit që mbulon hyrjen vagjinale të jetë prej pambuku. Mund ta dallosh duke e krahasuar me bluzën tënde të preferuar ose duke e prekur me kujdes. Nëse blen mbathje online sigurohu që të lexosh përbërjen në përshkrimin e produktit. Mbathjet që nuk kanë pjesën e mesit prej pambuku nxisin infeksionet apo vaginitin.

“Materialet sintetike, nuk lejojnë ajrosjen në këtë zonë duke krijuar mjedis për shtimin e baktereve”, thotë Alyssa Dëek, në studimin e vitit 2019 nga Gazeta e Obstetrisë dhe gjinekologjisë.

Prefero ngjyrat neutrale

Nëse ke irritim të vazhdueshëm në zonën intime, mund të jetë shkak dhe koleksioni i mbathjeve me ngjyrat e ylberit. Kjo sepse vulva (pjesa e jashtme e vagjinës) mund të jetë e ndjeshme ndaj ngjyruesve të përdorura në veshje intime.

Padyshim që mund të ketë dhe arsye te tjera, siç janë reagimet ndaj një detergjenti të ri ose ndonjë infeksioni bakterial. Por, nëse vini re që nuk ka ndryshime, atëherë provoni të mos vishni më mbathjet me ngjyrë dhe të preferoni ngjyra neutrale.

Gjatë përdorimit

Të gjitha ne, kemi nga mbathje që përdorim gjatë ciklit për të qenë më komode dhe të sigurta. Nëse te ato ka ndonjë njollë cikli, për sa kohë mbathjet janë të lara, nuk ka problem. Nuk është shenjë që bakteret kanë mbetur, konfirmojnë doktorët.

Vazhdo, mund t’i ruash ato mbathje në sirtarin tënd, deri ciklin tjetër.

Qëndro e thatë

Sekrecione të bardha, cikël, djersitje gjatë ditëve të nxehta, të gjitha këto situata krijojnë lagështi në mbathjet dhe veshjet intime. Por, mundohu të qëndrosh në thatësirë nëse mundesh. Edhe nëse kjo do të thotë të mbash një palë mbathje rezervë me vete.

Synimi edhe në këtë rast, është që të evitohen bakteret afër vagjinës në mënyrë që mos nxisin infeksion urinar ose vaginal. Është gjithashtu inteligjente nëse ndërrohemi sa më shpejtë që mundemi, mbasi kemi djersitur.

Përkujdesi

Duhet të dini që mbetjet e fekaleve të pa pastruara mirë mund të transferohen te pjesa vagjinale duke shkaktuar infeksionet që aq shumë duam të evitojmë. Prandaj në lavatriçe , përdor ujin e ngrohtë dhe një cikël të lehtë larjeje me detergjent pa aromë.

intime tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.