Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet të premten me 15 maj dhe në rend të ditës do të ketë edhe projektvendimit për prishjen e Teatrit kombëtar.
Sot Policia bashkiake e bëri fakt të kryer kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë.
Madje për të ngritur edhe më shumë tensionet me aleancën e Teatrit, shkresa i është dorëzuar protestuesve, me një procesverbal të posaçëm.
Ky veprim ka sjellë dhe një reagim të menjëhershëm të mbrojtësve të Teatrit Kombëtar.
Për artistët asgjë nuk i ndal nga mbrojtja e ndërtesës ku nisën dhe u rritën qindra aktorë.
Regjisori, Edmond Budina, ishte i ashpër ndaj këtit veprimi duke i bërë thirrje kryebashkiakut të mos provojë ndërsa apeloi qytetarët të ngrihen në mbrojtje të Teatrit.