Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Këshilltari i ish-kryeprokurores Ina Rama: Policët e Berishës shkuan në laborator për të prishur provat e 21 janarit

23:17 / May 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
platur
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Plator Nesturi, ish-këshilltar për mediat i ish-kryeprokurores Ina Rama ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e 21 janarit 2021, ku 4 protestues mbetën të vrarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Në emisionin “Repolitix”, Nesturi ka zbuluar se një grup policësh, në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha kanë tentuar që të prishin provat, me urdhër të Sali Berishës. Ai ka zbuluar se si 2 oficerë të policisë gjyqësore kanë njoftuar organin e akuzës se policia po tentonte që të prishte provat, e për rrjedhojë ka shkuar me urgjencë një trup prokurorësh për t’i ndihmuar.

“Ka pasur tentativë për të ndryshuar provat, ka pasur 2 oficerë të policisë gjyqësore dhe kanë vajtur nga policia dhe eksponentë të tjerë dhe që do prishnin provat dhe do fusnin element të tjerë, ka qenë ora 10:30 në telefon dhe ka shkuar me urgjencë një trup prokurorësh për t’i ndihmuar ndaj atyre se donin t’i përzinin dhe nuk do ishte çudi që të dilte dhe një pistoletë stilolaps”, tha Nesturi.

Ai ka bërë me dije se sot, kur kanë kaluar 11 vite nga 21 janari, çështja mund të rihapet, kjo sepse ka element të fshehjes së provave të ngjarjes dhe për ta përforcuar këtë, Nesturi tha se prokuroria ka hyrë brenda në kryeministri 1 javë pas ngjarjes së rëndë. Madje dhe gardistët nuk dilnin nga kryeministria që të mos arrestoheshin në kushtet e flagrancës.

“Mund ta rihapte çështjen dhe jo vetëm me aspektin e ushtarakëve që kanë hapur zjarr, po zinxhirin e komandimit, pra janë komunikime të brendshme që janë fshirë se janë fshirë serverat. Prokuroria e kishte të pamundur që të hynte në kryeministri, pas 1 jave, deri te gardistët brenda në bodrumin e kryeministrisë së nuk dilnin jashtë, u fshehën dhe u pastruan provat dhe këtu ka elemtn të fshehjes së krimit që mund të rihapet çështja”, tha Nesturi .

Kjo dosje është rikthyer sërish në vëmendje pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama  ndaj SPAK për të vënë në hetim ish-kryeministrin Sali Berisha për “21 janarin”. Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka asnjë drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodhë sa më shpejt. Hetimi çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite, teksa nuk ka përpara drejtësisë asnjë zyrtar të lartë. 

21 Janari Berisha keshilltari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.