Përfaqësuesi i Partisë “Bindja Demokratike” në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topallaj ka kërkuar procesverbalin e mbledhjes në të cilën është votuar për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Në e-mailin drejtuar instancave të Bashkisë, duke kërkuar që të pajiset me dokumentin e mbledhjes, në mënyrë që të informohet lidhur me votat e dhëna dhe me diskutimet që janë zhvilluar për prishjen e godinës.
“Në cilësinë e Këshilltarit Bashkiak Tiranë, si përfaqësues i Partisë Bindja Demokratike” kërkoj nëpërmbjet kësaj shkrese të më vihet në dispozicion procesverbali i mbledhjeve të sipërcituara të Këshillit Bashkiak në një kohë sa më të shpejtë,”-shkruan Topollaj.
EMAILI I PLOTË:
Kërkesë ndaj sekretarisë së Këshillit Bashkiak. Të nderuar, nëpërmjet postës elektronike jam njoftuar nga kryetari i Këshillit Bashkiak për zhvillimin e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak me 15.05.2020 (mbledhje që është zhvilluar që në datë 14.05.2020) dhe 18.05.2020,ku projektvendimet kryesore ishin ato mbi çështjen e prishjes dhe ndërtimit të godinës zëvëndësuese të Teatrit Kombëtar. Duke u bazuar në nenin 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipëri, në ligjin për “Vetëqeverisje Vendore” në ligjin për “Të drejtën e informimit” dhe në “Rregulloren e Këshillit Bashkiak Tiranë”, ju keni detyrimin të mbani procesverbalin e çdo mbledhjeje këshilli. Për këtë aryse, në cilësinë e Këshilltarit Bashkiak Tiranë, si përfaqësues i Partisë Bindja Demokratike” kërkoj nëpërmbjet kësaj shkrese të më vihet në dispozicion procesverbali i mbledhjeve të sipërcituara të Këshillit Bashkiak në një kohë sa më të shpejtë.
Bashkia e Tiranës mori më 14 maj vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një vendim të firmosur nga kryetari i këshillit bashkiak bëhet me dije se është miratuar shembja e godinës së ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë.