Boksieri i njohur shqiptar Robin Krasniqi prej vitesh tashmë është i lidhur me modelen sexy Heidi Lushtaku. Cifti së fundmi ata kanë shprehur dëshirën për ta kaluar lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Përgjatë një interviste për “revistawho.com”, Heidi dhe Robin kanë folur për romancën e tyre disa-vjeçare dhe për planet që kanë për karrierën dhe lidhjen e tyre.
“Për momentin nuk kemi filluar asnjë organizim. I kemi disa ide për vendin dhe dasmën që do jetë moderne, por asgjë nuk është konkrete. Tani jemi shumë të përqendruar për ndeshjen e 11 majit të Robinit. Përgatitjet e Robinit na marrin gjithmonë 3 muaj dhe është një organizim i madh. Familja është e ardhmja e një çifti të lumtur. Të dy ne vijmë nga familje të mëdha”, ka pohuar Heidi.
Në vijim Lushtaku ka deklaruar se edhe ajo, edhe partneri i saj vijnë nga familje të mëdha dhe se qëllimi i tyre është që në një të ardhme të afërt të kenë një familje që gëzon shëndet të plotë dhe që është e lumtur. /revistawho.com