Materiali i trurit
Qe nga kohët e lashta, truri ka qenë një ndër gjërat më misterioze të kohës. Anatomisti i njohur, Galeni, arriti të zbulojë lëndën e bardhë dhe lëndën gri të trurit, duke bërë kështu një zbulim, i cili do të qëndronte edhe sot si një zbulim shumë i rëndësishëm.
Truri i njeriut është shumë i madh
Mesatarja e madhësisë së trurit të njeriut të rritur është rreth 1.3 dhe 1.4 kilogramë. Në aspektin e gjatësisë, truri është 15 centimetra i gjatë. Truri te foshnjat e porsalindura peshon sa 350 apo 400 gramë.
Por truri i njeriut po zvogëlohet me kohë
Njerëzit 5000 vjet më herët kanë pasur përmasa më të mëdha të trurit. Ky zvogëlim është bërë për 9 centimetra katrorë, që i bie se truri i njeriut të sotëm, në krahasim me njerëzit e kohëve më të lashta, është zvogëluar afër 9%. Disa shkencëtarë thonë se është evoluim natyror, disa për shkak të ushqimeve, po gjithsesi ende nuk ka një teori të saktë për ta arsyetuar këtë ndryshim.
Truri i njeriut harxhohet përmes energjisë
Truri “modern” është një harxhues i energjisë, i cili përbën vetëm 2% të gjithë peshës së trupit, mirëpo harxhon gati 20% të oksigjenit dhe 25% të glukozës në trup.
Arsyeja se pse njerëzit shohin ëndrra, ende është mister shkencor.
Truri i njeriut zhvillohet deri në moshën 25-vjeçare.
Truri rigjeneron mjaftueshëm elektricitet sa për një llambë 25 vat.